Endira Bushati, drejtuese e Departamentit të Mirëqeverisjes në PD, e cila ishte pjesë e protestës kundër arrestimit politik të liderit të opozitës, Sali Berisha është shprehur se sot jetojmë në një narko shtet.
Bushati ka theksuar se me ardhjen e Ramës është instaluar një regjim me i keq se diktatura asi janë kapur të gjitha institucionet në vend
Jetojmë në diktaturë, ai i ka të gjitha pushtetet i ka të gjitha institucionet dhe diktatura kjo është. Ai kapi AMA-n që të kontrollonte tregun mediatik. Në diktaturë shqiptarët e dinin se nuk kishin liri shprehje dhe prona, partia ishte mbi të gjitha.
Sistemi i instaluar nga Rama është më i keq pasi po jetojmë në një narko-shtet ku qeveria kontrollon trafikun drogës ku Rama ishte drejtuesi, ministri është përgjegjësi.
Në literaturën politike dhe juridike tre janë institucionet bazë që garantojnë qytetarët, gjykatat mediat dhe opozita.
Sot nuk kemi gjykata që të garantojnë të drejtat kushtetuese të qytetarëve. Mediat janë të kapura dhe sot për tekat e Ramës duhet të paguajmë 140 milionë euro.