Avokati: Nuk ka gjasa që Berishës t’i digjet mandati i deputetit!

Avokati Genc Gjokutaj pas vendimit të Apelit të GJKKO që la sërish në arrest shtëpie Berishën dhe Malltezin, tha se, nuk ka gjasa që kryetarit të PD t’i digjet mandati i deputetit. Ai theksoi se mungesa e Berishës në Kuvend është me arsye, për shkak të vendimeve të gjykatës.

“Afatet e hetimit i ka përcaktuar ligji, këta i kanë shtyrë. Berisha po qëndron në paraburgim ndërkohë që po kryhen veprime që nuk kanë lidhje me veprën e korrupsionit! Hajde shpjegojeni ju dhe unë bashkë çfarë është kjo estradë juridike që këta po zhvillojnë. Berishës mandatin ja ka dhënë populli.

Berisha nuk mungon për shkak të dëshirës së tij. Ne kemi bërë kërkesën në SPAK, në gjykatë, Gjykatë të Lartë dhe ata kanë vendosur në kundërshtim me praktikën! Mungesa e Berishës nuk është për faj të tij dhe mandati i tij mbetet i pacenuar ligjërisht“, tha Gjokutaj.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …