Doris Pack: E kënaqur që vula e PD iu dha Berishës, opozitës së vërtetë!

Ish-deputetja e Parlamentit Europian, Doris Pack në një intervistë të dhënë për “Euronews Albania”, tha se është e kënaqur që Gjykata e Apelit i dha vulën e PD-së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Pack tha se opozita e drejtuar nga Berisha është opozita e vërtetë e vendit dhe tani sipas saj, do të ketë mundësi të shkojë në zgjedhje si një parti e vetme.

Ajo tha gjithashtu se Berisha e la zyrën e kryeministrit pasi Shqipëria ishte në një situatë kur kishte marrë statusin e vendit kandidat për në BE, ndryshe nga sot, që sipas saj, vendi ka shumë probleme.

“Mendoj se është një situatë shumë e çuditshme. Jam e kënaqur që Gjykata i dorëzoi vulën PD-së së Sali Berishës, e cila është një opozitë e vërtetë. Tani ka shansin që të shkojë në zgjedhje si një parti e vetme dhe për të parë se kush punon për njerëzit dhe kush është europian. Berisha e la zyrën e kryeministrit pasi e kishte çuar Shqipërinë në një situatë kur kishte statusin e vendit kandidat për në BE. Ndërsa sot ka shumë problematika në vend.

Uroj që vendi të bëhet më i fortë dhe t’i kushtojë vëmendje problemeve qoftë në vend, qoftë në Ballkan dhe që BE të tregohet më serioz në gjykimin e vendeve që aspirojnë anëtarësimin, në mënyrë që t’i gjykojë më mirë ato. Ndoshta opozita shqiptare mund ta qeverisë më mirë vendin”, tha Pack.

 

About Redaksia

Check Also

Dokumentat që sekuestroi BKH në banesën e Ron Yeffet

Kontroll në banesën e biznesmenit Rony Yeffet, BKH sekuestron dokumentacion për tenderat Me kërkesë të …