Gjykata tjetër vendim politik ndaj Berishës, avokati: SPAK ka devijuar objektin e hetimit

Avokati Genc Gjokutaj, duke folur për mediat pas seancës për kërkesën e ndryshimit të masës së sigurisë ndaj kryetarit të PD, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit, është shprehur se, Apeli ka miratuar vendimin e shkallës së parë.

‘Gjykata miratoi vendimin e shkallës së parë, afërmendsh siç thotë SPAK.

Por çfarë po bën SPAK? Kjo është pjesa më shqetësuese e këtij procesi. Ky SPAK e ka devijuar objektin e hetimit’, tha gjatë fjalës së tij, avokati Gjokutaj.

Komunikim për median i Gjykatës së Posaçme

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 18.06.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 130 akti, datë 11.06.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues S.B. dhe J.M., me objekt: ‘Ankim ndaj vendimit nr. 245 akti, datë 21.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (me objekt: Informacion dymujor në kuadër të procedimit penal)’, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 245 akti, datë 21.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

About Redaksia

Check Also

Nga dosja “Epstein”/ “E dua Lavrovin, vajzat nën 30 apo shumë të reja për ty…”

Miku i Rames Lajcak del në dosjen e Epstein. Mbi tre milionë dokumente të dosjes …