Taksimi i profesioneve të lira/ Tabaku: Ligj anti-kushtetues dhe preferencial

Deputetet Jorida Tabaku dhe Emilia Koliqi kanë dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me seancën që po mbahet në Kushtetuese mbi paditë për taksimin e profesioneve të lira.

Tabaku tha se, Gjykata Kushtetuese dëgjoi palët ndërsa koncepti kryesor sipas saj është të mbrohet puna, shtresa e mesme dhe ata që punojnë.

“Koncepti kryesor qe po diskutojmë sot është se duhet të mbrojmë punën dhe shtresën e mesme. Ligji për Tatimet është ndryshuar 23 herë, duke krijuar pasiguri dhe trajtim preferencial për një grup që është duke u hequr nga taksat. 106 profesione të lira janë duke paguar një trajtim të padrejtë. Ky ligj është antikushtetues dhe ka trajtim preferencial. Do të ketë efekt bumerang të rritjes së çmimeve. Ligji është bumerang i qeverisë, favorizimi i pakicës dhe goditja e shumicës”, tha Tabaku.

About Redaksia

Check Also

Kush është mjekja e promovuar nga Rama dhe hija e skandalit estetik, denoncimi i gazetares

Kryeministri Edi Rama, kishte të ftuar një ditë më parë në podcastin e tij “Flasim”, …