Bardhi: Kemi një plan A nëse tentohet t’i hiqet mandati në mënyrë antikushtetuese Berishës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tregoi se çfarë do të ndodhë tashmë, pas marrjes së vulës me Partinë Demokratike të kryesuar nga Sali Berisha.

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin’, Bardhi tha se nuk do të ketë asnjë hap në shkelje me kushtetutën përsa i përket mandatit të kryedemokratit Sali Berisha, dhe nëse një e tillë ndodh, atëherë do të jetë një goditje shumë e rëndë për popullin opozitar.

“Kemi një plan A sa i takon mandatit. As nuk më shkon në mendje që do ketë hapa në kundërshtim me kushtetutën. Do ishte një goditje shumë e rëndë për popullin opozitar. Sa i takon fushatës, strategjisë së fushatës, kushtet në të cilat ndodhet kryetari i partisë, apo për shkak të kësaj edhe partia. Në tërësi do duhet që në kohën e duhur dhe në momentin e duhur ne të marrim vendimet apo të përcaktojmë strategjinë më të mirë për Partinë Demokratike për të kaluar pengesën”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Dokumentat që sekuestroi BKH në banesën e Ron Yeffet

Kontroll në banesën e biznesmenit Rony Yeffet, BKH sekuestron dokumentacion për tenderat Me kërkesë të …