Ekspertja: Pse SPAK nuk ndjek paranë e kompanive që ka hetuar, pse nuk bllokon “5D”

SPAK nuk po ndjek paranë e kompanive që ka hetuar dhe bllokuar, por i ka lënë të lira. Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj ka folur në lidhje me skandalin e inceneratorëve se kush pritet të digjet tani.

“Se si mund të mos dalë sterilizimi subjekt me rrisk, nuk e di.

Se si mund të mos dalë check up, subjekt me rrisk, nuk e di.

Se si mund të mos dalë inceneratori i Tiranës, subjekt me rrisk, nuk e di.

Se di se pse nuk dalin këto subjekte risku.

Si është e mundur që SPAK i mban nga 3-4 vjet atje në hetim dhe administrata tatimore nuk ushtron kontrolle të thelluara, me strukturat e hetimit tatimor, që të kontrollojë jo vetëm kompanitë satelite, që këta përdorin, por ka mundësi dhe akses sepse ka marrëveshje me administratat europiane, amerikane, bankat dhe të ndjekë paratë.

Ka një administratë prej 1600 vetash për ta ndihmuar pikërisht tek ajo që ne çalojmë, ndjekja e parasë, dhe SPAK nuk e bën.

Pra këto historitat e SPAK se është i mirë, po punon, se ka bllokuar inceneratorin e tij, është veprimi minimalist.

Por ndërkohë SPAK nuk bllokon 5D, nuk bllokon kompanitë satelitë, përkundrazi kompanitë për të cilat është në burg Lefter Koka, Alqi Bllako dhe akuzohet Klodian Zoto, po të shikosh bilancet e disa kompanive VIP në QKB, këto kompani kanë ushtruar aktivitet edhe në kompani të tjera VIP.

Kjo është ajo fasada që ndodh në Shqipëri, dhe SPAK nuk kërkon as ndihmë as suport, sa nga tatimet, as nga ekspertët dhe as të ekspertizës që ushtrohet nga grupi i ekspertëve që punojnë në PD”, tha Brisida Shehaj në SYRI TV.

About Redaksia

Check Also

Teliti: Shkarkimi i Veliajt, detyrim i Ramës si Kryeministër!

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe Koordinatori i Programit Ekonomik në Partinë Demokratike, Dorjan …