“Flashscore”: Hysaj, lojtari më i dobët në fushë, Laçi më i miri

Shqipëria barazoi në frymën e fundit përballë Kroacisë me rezultatin 2-2, në një takim të mbushur me emocione nga fillimi e deri në sekondën e fundit.

“Flashscore” ka publikuar notat e ndeshjes dhe më i miri ishte padyshim Qazim Laçi. Mesfushori i Kombëtares shënoi golin e parë të takimit dhe gjithashtu mbuloi mjaft mirë mesin e fushës, duke marrë notën 8.3.

Klaus Gjasula, i cili shënoi autogol, por dhe golin e dytë të Shqipërisë u vlerësua me notën 6.7, ndërsa Hysaj me notën më të ulët, 6.2.

About Krye Redaktor

Check Also

Protesta/ “Observer”: Shqipëria noton në para droge, Rama nuk kërkon falje për varjen e Havzi Nelës

Gazeta e rëndësishme britanike ‘Observer’, publikoi një reportazh të gjatë për protestat që kanë kapluar …