Modriç i trishtuar, ja çfarë i tha Asllani pas ndeshjes

Kroacia dhe Shqipëria u ndanë në barazim 2-2 në ndeshjen e dytë të grupit B në Euro2024, një rezultat që nuk favorizon asnjë nga kombëtaret, që kanë mbledhur secila nga 1 pikë pas dy ndeshjesh të luajtura.

Kroatët arritën të përmbysin disavantazhin e një goli brenda 3 minutash kur realizuan dy gola të shpejtë në minutat 74 dhe 77 të ndeshjes, por gjithçka iu përmbys në minutën e 94 kur Gjasula realizoi golin e barazimit.

Ndoshta askush nga kroatët nuk e priste që do të dilnin vetëm me 1 pikë nga përballja me Shqipërinë, aq më tepër kur ndeshja po shkonte drejt përfundimit.

Dhe nga kroatët ai që e ka përjetuar ndoshta më keq këtë rezultat ishte Luka Modriç. Pas fishkëllimës së fundit 38-vjeçari u ul në fushë, duke mbështetur duart mbi gjunjë dhe ishte pothuajse i përhumbur në mendimet e tij.

Capture1

Në këtë moment kapitenit kroat i është afruar Kristjan Asllani, i cili ka kërkuar ndërrimin e fanellës.

Por ndoshta nuk ka zgjedhur momentin më të mirë për këtë. Modriç ishte ende duke përtypur humbjen e dy pikëve në limite dhe i dha sinjalin Asllanit se do të ndërronte fanellat në dhomën e zhveshjes.

Shqiptari nuk e fajësoi për këtë, por i zgjati dorën Modriçit dhe e ndihmoi të ngrihej në këmbë.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …