Shqipëria merr një pikë ndaj Kroacisë në Euro 2024

Shqipëria barazoi 2-2 ndaj Kroacisë, në ndeshjen e vlefshme për Europianin.  Në Hamburg, në një atmosferë fantastike, djemtë e Silvinho zhvilluan një pjesë të parë thuajse perfekte, zbritën në fushë të karikuar duke luftuar fort për çdo top. Në minutën e 11-të, Jasir Asani hodhi në zonë një kros perfekt, aty ku Qazim Laçi me kokë dërgoi topin në rrjetë duke i dhuruar Shqipërisë avantazhin. Një gol që dërgoi në delir të gjithë tifozët kuqezi. Shqipëria nuk u mjaftuan me kaq, por flirtuan me golin e dytë në të paktën dy raste të pastra. Kuqezinjtë krijuan 7 raste, goditën tre herë kuadratin.

Në pjesën e dytë, të besuarit e Dalic përmbysën llogaritë falë Kramaric dhe një autogoli të Gjasulës. Gjithsesi, asgjë nuk kishte mbaruar, pasi goli i Gjasulës vendosi ekuilibrat përfundimtar. Shqipëria merr pikën e parë në grup dhe në ndeshjen e fundit do përballet me Spanjën.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …