Vlora nuk është një vijë lineare prej 3 km…

Nga Rezenbrik Serjani – Sekretar Funksional PD Vlorë

Vlora këtë sezon turistik, i pari në llojin e vet, është kthyer në një kompozitë të pistë të trinomit : Keqmenaxhim-Abuzim-Paaftësi, të cilat lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me KR e Bashkisë Vlorë, i cili në vitin e parë të drejtimit të kësaj Bashkie, nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka forcuar tiparet e trinomit të lartpërmendur.

E para herë në histori, Bashkia Vlorë, këtë sezon turistik, por edhe në pjesën më të madhe të vitit, është shndërruar në planin e punës së KR të Bashkisë, në një vijë të vetme lineare prej 3 km( vetëm Lungomare), ndërsa pjesa tjetër territoriale e Bashkisë Vlorë(Vlora dhe njesitë administrative të saj) nuk është akoma sot e 1 vit, në axhendën e KR të Bashkisë Vlorë.

*Gjej rastin, ta kujtoj KR e Bashkisë se Vlora është një Bashki që shtrihet nga grykëderdhja e Vjosës deri në majën e Llogorasë.

Fuqia administrative dhe menaxhuese e Bashkisë, e cila është e percaktuar për të gjithë territorin e saj (nga Vjosa në Llogora), përqendrohet vetëm në 3 km vijë lineare, me filozofinë se Vlora për administratën e Bashkisë dhe veçanërisht KR e saj, është vetëm ky “3 kilometërsh”, i pagëzuar me emrin Lungomare, dhe duke “larë,fshirë e lyer” këtë segment (edhe kjo shumë për të dëshiruar) , i ke mbyllur detyrat me Vlorën.

Por pjesa tjetër?

Rrugët e qytetit, infrastruktura e saj, ka disa muaj që ndodhet ne kthetrat e “çarjes” për të disatën herë, me pretekstin e Ujësjellësit.

Ato, jo vetëm që nuk lahen e fshihen, por ky sezon e gjen Vlorën me një infrastrukturë shumë larg asaj ç’ka një qytet turistik duhet të ofroje, një infrastrukture mbi të cilën janë bërë nderhyrje që të çojnë dhjetra vite larg.

Nuk ka kontenier në Bashkinë Vlorë (në lagjet kryesore të saj), madje shumë afër 3 kilometërshit të lartpërmendur, që nuk tejmbushen me mbetjet urbane, duke u bërë “aroma dhe panorama” e ditës, për të gjithë qytetin.

Pastrimi i mbetjeve urbane, sipas një axhende, që vetem në funksion të pastrimit nuk është, mbetet ende plaga më e madhe jo vetem për sezonin turistik, por një plage që lengon çdo muaj.

Vlora para disa javësh u bë dëshmitare e një akti të madh përdhosjeje, që ju bë asaj dhe qytetarëve vlonjatë; akti i ndërprerjes së furnizimit me ujë për të gjithë qytetin, duke e lënë Vlorën për 4 ditë pa ujë. Ky akt, nuk erdhi nga asnjë pushtues, por nga uzurpatorët e korrupsionit që drejtojnë Bashkinë dhe Ujësjellësin Vlorë.

Nëse stina e Verës duhet të ishte sezoni ku Vlora të buzëqeshte më shumë, ajo është kthyer në stinën e kaosit e tmerrit për këtë qytet si pasoje e keqmenaxhimit nga e ashtuquajtura Bashki dhe “Qytetar i Parë”, i cili për 1 vit, me aktet e turpshme që bën në kurriz të Vlorës është shndërruar në “Qytetarin e saj të Fundit”.

About Redaksia

Check Also

Berisha uron Kancelarin e ri të Gjermanisë: Fitore historike e CDU/CSU për Europën!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar kancelarin në ardhje të Gjermanisë, Friedrich Merz, …