Berisha: Dumani marroset pas të pandehurve të tij që dinë të kthejnë nderin!

Ndaj dhe njërit prej tyre i dha tenderin konfidencial me 99,99% të fondit limit.

Miq, Dumanit të Skrapit të Partisë i pëlqejnë tenderat pa garë pa telashe me negociata. Atij i pëlqejnë edhe më shumë tenderimet me 99,99% të fondit limit sepse llokma që ndahet është 99,99% më e madhe.

Dumani zgjedh për këto pazare konfidenciale ish-të pandehur të tij. Por këtu Dumani zgjedh jo çdo të pandehur apo ish-të pandehur. Për konfidencë ai zgjedh vetëm të pandehur mirënjohës që dinë të të kthejnë nderin dhe jo nga ata të pacipë që thonë kalova lumin e të bëfsha kalin.

Po këtë rregull Dumani, njeri i ligjit nuk e shkel kurrë. Ndaj dhe Xhori famoz, ortaku i Bolinos ish i pandehur mirënjohës e “fitoi” me negociata e në konfidencë me 99,99% tenderin nga Dumani që më parë e hetonte për korrupsion dhe mashtrim me pasoja të tmerrshme.

Në një kohë kur Covidi këpuste jetë njerëzish sikur të ishin koka pulash kompania e tij famëzezë “T.B.S 96” fitoi pa garë brenda 24 orëve dhe firmosi paf e paf kontratën për tenderin për 52 respirator. Manastirliu dhe Xhori u paditën nga opozita, Kontrolli i Lartë i Shtetit për tenderin me 99,99% pa garë dhe super-urgjent që firmosën, por Skrapi i Partisë bëri pazarin dhe mbylli hesapet. Kompania “T.B.S 96” e ortakut të Bolinos apo kompania e 99,99%-it po kështu fitoi tenderin e dekoderave madje edhe tenderin e mirëmbajtjes së TIMS, de fakto shkatërrimit te tij.

Këtu më poshtë keni të plotë hetimin a gazetarit Elton Qyno.

Ora News

Monopol brenda qendrës së përgjimeve në SPAK/ Kush është “T.B.S 96”, që SPAK i ka dhënë 550 mln lekë? Si u shmang hetimi për 54 respiratorët

https://search.app/ZHXrSbvu6ypF5GVDA

About Redaksia

Check Also

Gjenerali i Guardia di Finanza: Mafia shqiptare bashkëpunon në nivele të larta në pastrimin e parave

Nga Alba KEPI Mafia shqiptare ka kapërcyer prej kohësh kufijtë e kriminalitetit tradicional, duke u shndërruar …