Godinat shtetërore nuk i shpëton asgjë nga Rama, trojet e çmuara në Tiranë po kthehen në pazar të pastër me fituesit e paracaktuar

DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, GRIGELS MUÇOLLARI:

Jemi këtu në zemrën e Tiranës së re, një nga zonat më të shtrenjta, dhe me dendësinë më të lartë në kryeqytet.

Godina pas meje, dhe gjithë hapësira, që aktualisht shërben si zyra e ambiente pune për Aviacionin Civil, shumë shpejt do t’i lërë vendin një kulle të lartë, që Edi Rama e ka planifikuar për një nga miqtë ose klientët e tij.

Plani jo transparent që ka kryeministri për godinat shtetërore, duket se nuk do të kursejë asgjë.

Trojet më të çmuara në kryeqytet do të kthehen në pazar të pastër me fitues të paracaktuar.

Kjo pjesë e Tiranës, ka nevojë për më shumë gjelbërim, më shumë ajër të pastër, me shumë hapësira për banorët. Ka nevojë për çerdhe, kopësht dhe shkollë.

Çfarë ofron Edi Rama është krejt e kundërta. Një grataçelë e re, që do të sjellë më pak gjelbërim, më pak hapësirë publike, më shumë ndotje të ajrit.

Asgjë nuk përfitojnë qytetarët nga ky projekt. Sepse nuk është zgjidhje as për kërkesat e mëdha për banesa, pasi çmimet në këto kulla janë të paprekshme nga njerëzit e zakonshëm.

Eshtë thjesht një pakt i ri abuziv e klientelist i kryeministrit, një mundësi shtesë për pastrimin e parave të pisëta.

Kjo godina këtu, me gjithë hapësirat e saj, nuk është pronë e Edi Ramës. Këto janë prona shtetërore dhe publike, të ndërtuara nga taksat, nga puna, nga mundi i qytetarëve të këtij vendi.

Qytetarët nuk mund të lejojnë që Edi Rama të sillet si pronar i këtyre objekteve, për një aferë të re korruptive.

Duhet të ngremë zërin, duhet transparencë, duhet llogaridhënie.

About Redaksia

Check Also

Një rrëfim ndryshe për Berishën

𝐒𝐢𝐤𝐮𝐫 𝐭ë 𝐦𝐨𝐬 𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐝𝐞𝐧𝐨𝐧𝐜𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐩𝐚𝐟𝐮𝐧𝐝𝐦𝐞 𝐭ë 𝐁𝐞𝐫𝐢𝐬𝐡ë𝐬 𝐩ë𝐫 𝐭ë ç𝐚𝐫ë 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐚𝐠𝐚𝐧𝐝ë𝐧, 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐧𝐠𝐚 …