Maliqi: Rikthimi i Berishës duhet të ishte bërë kohë më parë! Regjimi nuk luftohet me lule, por me përballje

Lefter Maliqi i cili ishte pjesë e protestës kundër arrestimit politik të Berishës është shprehur se rikthimi i tij në krye të PD duhet të ishte bërë kohë më parë.

Maliqi ka theksuar se regjimi nuk luftohet me lule por me përballje dhe këtë e bën më së miri lideri i PD, Sali Berisha

“Duhet të jemi të bindur se në Shqipëri nuk ka drejtësi por ka drejtësi me regji. Të telekomanduar nga Agaci, babloku i bablokut të Surrelit i cili jep urdhër se kush do të hetohet dhe kush do të arrestohet nga kundërshtarët e tij. Kjo ka ndodhur dhe me masën e sigurisë ndaj Berishës pasi ketë e do babloku, Sorosi dhe qarqe të tjera politike.

Pse keni frikë, Sali Berisha do të jetë kryeministri i ardhshëm sepse do të fitojë dhe analistët banaqeve politike të mos shqetësohen fare.

Doktorit i kam dërguar disa mesazhe që kur ishte çadra, që të kthehet në krye të PD pasi regjimi nuk luftohet me lule, por me betejë”, tha Maliqi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …