Zhgënjen Anglia, barazon 1-1 me Danimarkën

Anglia barazoi 1-1 me Danimarkën në Frankfurt, në përballjen e vlefshme për Europianin.  “3 luanët” realizuan të parët me Harry Kane, në minutën e 18-të. Danezët nuk u dorëzuan dhe u futën në lojë në minutën e 34-të, pas golit të Hjulmand.

Në fillimin e pjesës së dytë, Saka me shokë shtuan presionin në portën e Schmeichel, por pa rezultat. Në të 72-tën, Watkins shpërdoroi një mundësi të mirë, për të kaluar britanikët në avantazh. Me këtë rezultat, ekipi i Southgate kryeson me 4 pikë grupin, ndërsa Danimarka ka 2 pikë dhe është në vendin e 3-të.

About Redaksia

Check Also

Futbollisti i Chelsit ndërpret pjesëmarrjen në Kupën e Botës për Klube, zi për Diogo Jotën

Pedro Neto, bashkëlojtar i Diogo Jotës në Kombëtaren e Portugalisë dhe më parë te Wolves, …