Sot nuk ka vend tjetër në Europë ku 3 liderët e partive kryesore opozitare janë në arrest ose nën ndjekje nga hanxharët e këtij regjimi

Kryetari i PD, Sali Berisha ngriti alarmin me përdorimin e sistemit të drejtësisë nga regjimi i Edi Ramës. Berisha tha se, sot nuk ka vend tjetër në Europë ku 3 liderët e partive kryesore opozitare janë në arrest ose nën ndjekje nga hanxharët e këtij regjimi.

“Edi Rama, ky famëzi punon ditë e natë për një Shqipëri pa opozitë.

Sot nuk ka vend tjetër në Europë ku tre liderët e partive kryesore opozitare janë në arrest ose nën ndjekje nga hanxharët e këtij regjimi.

Nga Dumanë dhe Zamanë, kriminelë pengmarrës, që nuk kanë ligj as Kushtetutë.

Që qëndron në detyrë vetëm me peqe lepe, duke shkelmuar Kushtetutën e vendit të tij.

I bëj thirrje çdo punonjësi të atij institucioni të pështyjë në surrat Altin Dumanin, që nuk ka nder, nuk ka Kushtetutë, por është një lëpirës që lëpin kockat që i hedh Edi Rama dhe zbaton urdhrat e tij.

U bëj thirrje prokurorëve, u bëj thirrje hetuesve, mos zbatoni urdhrat të një krimineli kushtetues. Të një njeriu që nuk ka marrë votat, po vetëm me peqe lepe qëndron aty dhe mendon se është prokurori i të huajve dhe jo i shqiptarëve.

Është një mercenar i Edi Ramës, i mafies ndërkombëtare.

Aty e ka dosjen e McGonigalit, rasti më flagrant në historinë e Europës dhe botë, ku kryeministri ka korruptuar me 225 mijë dollarë shefin e kundërzbulimit, në SHBA futet në burg, kurse McGonigalë të tjerë mbrojnë Edi Ramën në Tiranë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ish-ministri i PS: Qeveria po përdor patronazhistët për të firmosur afera korruptive!

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në studion e “Off the Record” u shpreh …