Frikë për legjendën e futbollit italian Roberto Baggio. Dje në mbrëmje, gjatë ndeshjes Spanjë-Italia, Baggio dhe familja e tij kanë rënë pre e hajdutëve, të cilët rreth orës 22 u futën në vilën e tij. Sipas mediave italiane, pesë persona, të gjithë të armatosur, janë futur në shtëpinë e tij për të grabitur.
Ish numri 10-të është përpjekur të mbrohet, por është goditur në kokë me pistoletë, një goditje shumë e fortë që i ka shkaktuar një të çarë të thellë. Më pasi, Baggio dhe familja e tij janë mbyllur në një dhomë për afro 1 orë, ndërsa keqbërësit kanë marrë para, orë dhe sende me vlerë.
Pasi grabitësit u larguan nga shtëpia, Baggio njoftoi policinë, ndërsa në ndihmë të tij erdhi edhe autoambulanca e cila bëri transportin e tij në spital për të marrë ndihmën e parë.
Ish-fituesi i Topit të Artë, Roberto Baggio dhe familja e tij mbetën viktima të një grabitjeje të dhunshme mbrëmjen e së enjtes, teksa po ndiqnin ndeshjen Itali-Spanjë të vlefshme për Euro 2024.
Makthi për 57-vjeçarin filloi rreth orës 22:00 kur një bandë prej të paktën pesë personash, të gjithë të armatosur hynë në vilën e futbollistit në Altavilla Vicentina.
Corriere dello Sportraporton se grabitësit kanë hyrë në shtëpi dhe Baggio ka tentuar të përballet duke u përleshur fizikisht me njërin prej tyre. Pas një përleshjeje shumë të shkurtër, grabitësi e ka goditur sulmuesin legjendar të Italisë me pjesën e pasme të armës në ballë, duke i shkaktuar një plagë të thellë, ndërsa më pas Baggio dhe anëtarët e tjerë të familjes janë mbajtur peng në një dhomë për 40 minuta.
Gjatë kësaj kohe kriminelët kanë kthyer përmbys çdo dhomë, duke vjedhur orë, bizhuteri dhe para, por ende nuk është përcaktuar vlera e sendeve të vjedhura.
Kur futbollisti kuptoi se grabitësit ishin larguar, ka thyer derën dhe ka lajmëruar policinë. Karabinierët kanë ndërhynë me shpejtësi pasi kanë dëgjuar denoncimin e Baggios dhe familjes së tij, ndërsa prokuroria ka nisur një hetim duke sekuestruar të gjitha pamjet e vëzhgimit me video.
Sakaq, Baggio është dërguar në urgjencën e Arzignano, ku u trajtua nga mjekët dhe ka dalë prej andej me disa qepje në ballë. Për anëtarët e tjerë të familjes kishte vetëm gjendje frike dhe paniku, por askush nuk është lënduar.