“Hajduti Veliaj nuk ka bërë asnjë shkollë a kopsht në Unazën e Re, por vetëm ka shkatërruar shtëpi”

Nga fjala e një protestueseje, banore e Unazës së Re, në demonstrimin që po zhvillohet përpara bashkisë së Tiranës.

“Si një nga banorët e Unazës së re, ndiej detyrim t’i kthej një përgjigje, Erion hajdutit, kryetarit të 5D, në lidhje me një deklaratë që ka bërë në zonën e Kasharit, në njesinë 14 lidhur me protestën tonë të banorëve të Unazës së Re.

Erion hajduti e nisi fjalimin e tij duke shprehur se sa mirënjohës është për punët që ka bërë ndër vite në Unazën e Re, por puna që Erion Veliaj ka bërë është vetëm vjedhje. Vjedhje! Vjedhje! Shkatërrim!

Erion Veliaj nuk ka bërë asnjë investim në zonën e Unazës së Re. Deklaroi se ka ndërtuar çerdhe, kopshte, shkolla. Por ky është mashtrim!

Erion Veliaj ka bërë zero investime në Unazën e Re. Nuk ka ndërtuar asnjë shkollë, asnjë çerdhe, asnjë lloj gjëje, por vetëm ka shkatërruar shtëpitë e qytetarëve të Unazës së Re, vetëm i ka dhunuar i ka mashtruar, i ka vjedhur. “

About Redaksia

Check Also

Pse i sponsorizoi udhëtimin/ Rama shpreson se Adams mund të jetë Ambasadori i ardhshëm i SHBA

Ka shumë pikëpyetje në Shtetet e Bashkuara dhe në Shqipëri se përse Rama i pagoi …