Holanda dhe Franca ndajnë pikët

Franca dhe Holanda barazuan pa gola në ndeshjen e vlefshme për Europianin. “Tulipanët” e nisën “zjarr” ndeshjen, duke shkaktuar drithërima që në minutën e parë me Frimpong, gjithsesi u përgjigj më së miri Maignan. Në të 8-tën minutë, ekipi i Koeman reklamoi një penallti për shkak të një kontakti Saliba-Depay, por loja vijoi normalisht. Pas çerek ore lojë, Griezmann shpërdoroi një rast të artë.

Në fundin e fraksionit, Griezmann provoi të kalojë në avantazh “gjelat”, por goditja e tij u ndal nga muri. Në pjesën e dytë, Holanda gjeti golin por u anulua me Var.

About Redaksia

Check Also

Tirana fiton në derbi, mund pastër Partizanin

Tirana tregon forcën në derbin ndaj Partizanit, teksa në “Air Albania” triumfoi me shifrat 0-3. …