Kolapsi me energjinë/ Komisioni Europian nis hetim ndërkombëtar për të zbuluar kush i fiku dritat

Ditën e djeshme, vendi ynë, por edhe disa pjesë të rajonit janë përballur me mungesën e energjisë.

Komisioni Evropian ka paralajmëruar një hetim ndërkombëtar për këtë çështje. Hetimi pritet të zgjasë të paktën gjashtë muaj.

Zyrtarët kroatë, siç raportojnë mediat lokale, njoftuan se kolapsi mund të kishte goditur të gjithë Evropën, sepse sistemet energjetike janë të lidhura.

Sipas tyre, është e papërgjegjshme të bëhen supozime para hetimit zyrtar nga organet evropiane, i cili zakonisht zgjat gjashtë muaj.

Energjia u rivendos gradualisht një orë pas kolapsit.

“Më 21 qershor 2024 rreth orës 12:20, një incident i madh në rrjet ka ndodhur në pjesën juglindore të sistemit energjetik të Evropës Kontinentale. Incidenti rezultoi në ndërprerje të rrjeteve elektrike të Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës dhe një ndërprerje të pjesshme në Kroaci. OST-të e prekura, me mbështetjen e OST-ve fqinje, rikthyen energjinë në rrjetet e tyre brenda rreth 2 orësh, duke synuar minimizimin e ndikimit të ndërprerjes tek konsumatorët” thuhet në deklaratë e ENSO.

About Redaksia

Check Also

Banorja në Theth: Rama na tha kthejini djemtë nga emigracioni dhe ndërtoni! M’u thafshin duart për atë votë që dhashë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video ku një banore nga …