Politikat Rama anti-bujqësi si bilanc lufte!

Nga Dorjan TELITI

Politikat Rama anti-bujqësi si bilanc “lufte”, humbet blegtori vendas, fitojnë vetëm miqtë importues.

Të dhënat janë alarmante, numri i krerëve vazhdon të bjerë vit pas viti.

2023: ulen brenda 1 viti me 11% numri i gjedhëve, dhive dhe deleve.

2023: ulje vjetore me 7% të prodhimit të qumështit vendas.

E si të ishte ndryshe, me politikat e subvencioneve më të ulta në rajon dhe me skemën vrastare të diferencimit të TVSH-së e gërshetuar me interesat e qarta për të mbështetur disa miq importues, po shkatërrojnë qëllimisht dita ditës një ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare.

Flasim shqip por vetëm ‘shqip’ nuk konsumojmë.

Kryeministri dhe qeveria ‘anti prodhim shqiptar’ vetëm një gjë ende nuk ka bërë, atë të vendosjes në çdo pikë kufitare të një tabele me shkrimin: hajdeni turistë në Shqipëri të shijoni natyrën e zotit, se produkte shqiptare të dorës së njeriut nuk do mund ti provoni dot.

Ndryshimi politik emergjencë kombëtare, të gjithë bashkë o sot o kurrë për një Shqipëri të shqiptarëve.

About Redaksia

Check Also

Tallja me pensionistët!

Nga Lutfi DERVISHI Po të dëgjojne se çfarë thonë pensionistet sot, duhet të skuqen dhe të …