Këlliçi: Veliaj e Karlo e kanë humbur toruan pasi publikova faktet për grabitjen e pronës së destinuar për gjimnaz

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi i konsideroi si qesharake akuzat ndaj tij në lidhje me financimin e fushatës, duke theksuar që ka depozituar në KQZ çdo qindarakë, që sipas tij është kryer përmes bankës. Këlliçi tha në MCN Live se, këto akuza vijnë pas “provës përvëluese” për përfshirjen e Veliajt te afera inceneratorit të Tiranë. Këlliç është shprehur se sulmet ndaj tij vijnë pasi ai ka publikuar dokumentin e grabitjes së pronës publike për llogari të Carlo Bollinos, duke i cilësuar kështu akuzat qesharake.

“Unë kam firmosur dhe depozituar në SPAK këtë dokument autentik të vitit 2014, që Veliaj e kishte zhdukur nga protokolli i bashkisë dhe çdo institucion tjetër. Kjo është pikënisja e kësaj afere, ky dokument është përdorur nga Veliaj për koncesionin 30-vjeçar. Me sa duket e ka humbur toruan Veliaj, Carlo i Veliajt. Një tokë që ishte e destinuar për gjimnaz e ka marrë me para të buxhetit të shtetit. Bolino paguhet nga inceneratori i Tiranës, unë i kam nxjerrë faturat në Kuvend”, ka thë ai.

“Javën e kaluar unë kam çuar në SPAK provën përvëluese për përfshirjen e drejtpërdrejt të Veliajt te afera e inceneratorëve, dhe mashtrimi publik që ai ka bërë prej vitesh për studimin e IFC-së. Ka gënjyer deri para dy javëve. Unë kam firmosur dhe depozituar në SPAK këtë dokument autentik të vitit 2014, që Veliaj e kishte zhdukur nga protokolli i bashkisë dhe çdo institucion tjetër. Kjo është pikënisja e kësaj afere, ky dokument është përdorur nga Veliaj për koncesionin 30-vjeçar. Me sa duket e ka humbur toruan Veliaj, Carlo i Veliajt. Një tokë që ishte e destinuar për gjimnaz e ka marrë me para të buxhetit të shtetit. Bolino paguhet nga inceneratori i Tiranës, unë i kam nxjerrë faturat në Kuvend.

Akuzat për mua janë qesharake. Si njerëz që janë pa nivel, nuk e kuptojnë që kanë bërë autogol. Unë kam depozituar në KQZ, çdo qindarakë që ka ardhur me bankë në fushatën time, edhe burimin nga kanë ardhur, dhe pse janë shpenzuar. Kam deklaruar çdo financim, çdo shpenzim, të gjitha që kanë ardhur në fushatë. Ftoj Carlo-n dhe Carlo-t e tjerë të bëjnë publik deklarimin e Veliajt që ka deklaruar zero lekë në fushatë.

Ka materiale pa fund në SPAK, që vetëm unë ia kam çuar, që vërtetojnë katërçipërisht përfshirjen e Veliajt dhe drejtorëve në aferë. SPAK-u mund të gjejë shumë më shumë informacion. A ka materiale SPAK-u për këtë çështje? Pa fund. A ka vullnet? Deri tani jo. A besoj unë te SPAK? Jo. SPAK-u nuk guxon as t’i përmend emrin, as në aferën e inceneratorit, as në aferën “5D”. Dokumentet që ke kemi cuaer janë fakt që bashkia është kthyer në organizatë mafioze, korruptive. Unë e shoh të pamundur që Veliaj të dalë i paprekur në këtë çështje sepse faktet kanë qenë përvëluese. Administratori i ‘5D’ vijon të shesë i qetë asete dhe apartamente! Që në fund ta marrin kompaninë me asete zero”, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …