Raporti i KLSH nxjerr abuzimet me paratë publike në Akademinë e Shkencave

Deputetja e PD, Ina Zhupa, ka denoncuar abuzimet me financat e Akademisë së Shkencave, të drejtuar nga Skënder Gjinushi. Zhupa thotë se, raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar abuzimet me paranë publike.

Reagimi i Zhupës

Ky raport auditimi zbardh arsyen e vërtet të luftës për mandatin e dytë të Gjinushit: vazhdimin e abuzimeve me paratë publike në emër të Akademisë.

Ajo që ishte paralajmëruar në Komisionin e Edukimit nga unë, duke kërkuar qe nga shtatori 2023 seancë dëgjimore për përdorimin e fondeve publike në Akdeminë e Shkencave u vërtetua nga raporti i fundit i KLSH.

Unë do vazhdoj ta kërkoj në emër të funksioneve që ka ai komision, si organi që miraton buxhetin dhe i jep paratë publike Akademisë.

Skënder Gjinushi kopsiti një ligj me ndihmësit e tij Koçi-Beqiraj për të garantuar vazhdimin e abuzimeve, injorimin e asamblesë dhe akademikevë dhe zhdukjen e fondeve pa asnjë dokument.

Vetëm një pseudo studim për covidin, janë gjetur abuzim 240 milion lek. Por sa e sa pseudo studime të tjera dhe abuzime të tjera janë berë?! Gjinushi pa asnjë botim shkencor vetë, është afërmendsh që Akademinë nuk e donte për shkencë por për fondet publike që menaxhon.

KLSH nuk arriti të zbulonte dokumenta justifikues për shërbime dhe dieta brenda e jashtë vendit, pasi praktikat nuk ishin shoqëruar me program aktivitetesht, ishin pa data, pa numra protokolli dhe pa përcaktimin e kostove.

Për çështjen e madhe të shkrirjes së albanologjisë vetëm për të marr më shumë para Gjinushi nga shteti, KLSH konstanton se: Gjinushi nuk ka hartuar asnjë relacion mbi riorganizimin e këtyre instituteve dhe nuk gjendet asnjë dokument që të provojë se kreu i Akademisë së Shkencave të ketë marrë opinionin ose aprovimin e anëtarëve të tjerë të asamblesë. Këto gjetje që lidhen me injorimin e vendimarrjeve kolegjiale, i ka ngritur me dhjetra raste akademiku Artan Fuga, brenda dhe jashtë Akademisë, por veglat e korrupsionit vështirë se do i pranonin se ju priteshin krahët.

KLSH shprehet se: Akademia e Shkencave, nën drejtimin e Gjinushit, nuk ka vendosur në dispozicion të audituesve shtetërorë asnjë dokumentacion mbi mënyrën se si është hartuar projekt-buxheti i institucionit, si edhe nuk gjenden të dhëna për aktivitetit, përfshirë edhe shpenzimet financiare, të tre komisioneve të ngritura pranë atij institucioni.

Pikërisht këto gjetje ulëritëse në një institucion që duhet ishte djepi i urtësisë, shkencës, kontributit për vendin, tregojnë se ku është katandisur Akademia e Shkencave nën drejtimin e Gjinushit. Ato para publike jepen për akademikët e nderuar, për shkencëtar e rinj, për studime themelore për vendin dhe jo për “rrush e kumbulla” dieta e udhëtime të kryetarit dhe adjutantëve të tij.

Ky raport do jetë baza për hetime të thelluara nga ana e drejtësisë shqiptare, sepse nuk mund të lejohen oaze korrupsioni dhe abuzimi në ëmer të shkencës që nuk bëhet.

ImageImage

 

About Redaksia

Check Also

Kamza do të çlirohet shumë shpejt nga dyshja Balla-Suli!

Nga Marash LOGU Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe kryetari i Bashkisë Kamëz, …