Reagon Berisha: Rama disfatist dhe pazarexhi! Fitorja është para nesh!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së Ramës se, “sot rezultati i kombëtares tonë është në plan të dytë, por koka lart në plan të parë”.

Berisha shkruan në reagimin e tij se, Rama është disfatist dhe pazarexhi! Berisha thotë se, fitorja është para nesh!

Reagimi kreut të PD, Berisha

Rama disfatist dhe pazarexhi.

Fitorja është para nesh!

Të dashur miq, sot kombëtarja jonë ka ndeshjen e madhe të saj me kombëtaren e Spanjës.

Edi Rama tersi i madh i kuqezinjve tanë, tashmë i njohur dhe ndërkombtarisht si i tillë, deklaron se sot rezultati është në plan të dytë, por koka lart në plan të parë.

Kjo dekleratë disfatisti e pazarexhiu është një thikë pas shpine për ekipin tonë kombëtar dhe fansat e tij kuq e zi në prag të ndeshjes. Vërtetë ndeshja me Spanjën është ndër më të fortat, por për një ekip të fortë dhe dinjitoz si i yni rezultati nuk mund të jetë kurrë në plan të dytë as dhe fatalitet i paracaktua. Sot kombëtarja jonë do bëj historinë! Fitore. #sb

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …