Vodhën miliona euro, 3 drejtorët e Veliajt mbeten në qeli

Tre ish drejtorët e Bashkisë Tiranë Redi Molla, Taulant Tushe dhe Mariglen Qato do vijojnë qëndrimin në qeli.

Gjykata e Posaçme rrëzoi sërish kërkesën e tyre për ndryshim të masës së sigurisë.

Tushe, Molla dhe Qato u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Keçi dhe Englatina Zere.

Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë 5D.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Parlamenti grek hoqi 11 imunitete për fondet e IPARD-it, kurse Rama i mbron dhe i merr në zyrë siç është Krifca

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Parlamenti grek hoqi 11 imunitete për fondet e …