Austria surpriza e këtij evropiani, merr kreun e Grupit D duke lënë pas Francën dhe Holandën

Kanë përfunduar edhe sfidat e fundit edhe për Grupin D. Franca barazoi përballë polakëve 1-1, falë golit të Kylian Mbappe me 11-metërsh, duke u zhbllokuar kështu më në fund. Por më pas ishte rradha e Robert Lewandovskit, i cili u tregua edhe ai i saktë nga pika e penalltisë, duke fiksuar shifrat në 1-1.

Më spektakolare ishte ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo e zhvilluar në Berlin mes Holandës dhe Austrisë. Edhe njëherë tjetër, skuadra e Ragnick, konfirmohet si një kockë e fortë për çdo skuadër dhe një gjë të tillë e tregoi edhe këtë pasdite. Austria shënoi që në pjesën e parë, falë një autogoli të Malen. Pjesa e dytë ishte edhe më e bukur se sa e para. “Tulipanët” gjetën barazimin që në minutën e 2-të të këtij fraksioni, me anë të futbollistit të Liverpoolit, Gakpo, por austriakët nuk u dorëzuan. Ata rigjetën avantazhin 12 minuta më pas, kur Schmid realizoi për ta. Gjithsesi ekipi i Ronald Koman, barazoi shifrat falë golit të Depayt, në minutën e 75-të.

Por Austria këtë evropian ka qenë një prej skuadrave që ka bindur më shumë. Sabitzer përfitoi mjaft mirë nga e majta për të gjetur nga një kënd shumë i vështirë trekëndëshin dhe për t’i fiksuar shifrat përfundimtare në 3-2.

Pas këtyre dy ndeshjeve, renditja përfundimtare e Grupit D është:
1. Austria 6 pikë
2. Franca 5 pikë
3.Holanda 4 pikë
4.Polonia 1 pikë

Austria, Franca dhe Holanda kualifikohen për në raundin tjetër.

About Redaksia

Check Also

Tirana fiton në derbi, mund pastër Partizanin

Tirana tregon forcën në derbin ndaj Partizanit, teksa në “Air Albania” triumfoi me shifrat 0-3. …