Berisha: I jap besën çdo shqiptari se brenda muajit të parë, asnjë fëmijë s’do ketë probleme për ushqimin dhe vaktet që i takojnë

Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur te raporti alarmues i UNICEF, ku 47% e fëmijëve në Shqiëpri janë të kequshqyer.

Berisha premtoi se me ardhjen e PD-së në pushtet, asnjë fëmijë nuk do të ketë probleme për ushqimin dhe vaktet që i takojnë.

Miqtë e mi, nuk ka krim më të shëmtuar se të lësh fëmijët, të lësh 18 përqind të fëmijëve të vendit tënd me një apo dy vakte në 24 orë.

Nuk ka krim më të shëmtuar se të lësh 47 përqind të fëmijëve tënd në uri.

Na thuaj Edi Rama, ato paratë që merr zonja jote për studimet nga UNICEF-i, çfarë të thonë apo majmeni si derra dhe fëmijët vdesin urie, largohen nga Shqipëria. Turp të keni!

Miqtë e mi, duhet të jap besën dhe fjalën çdo shqiptari se brenda muajit të parë do të vendoset sistemi që çdo fëmijë kudo që të jetë të mos ketë asnjë problem për ushqimin dhe vaktet që i takojnë.

Qeveria e ardhshme e konsideron këtë emergjencë të të gjitha emergjencave.

Një vend me fëmijë të uritur është një vend i lemeritur.

Një vend me fëmijë të uritur është një vend ku nuk mund të jetohet.

Ja pra pse ikin shqiptarët, sepse nuk ushqejnë dot fëmijët e tyre.

Vetëm ky faktor, vetëm kjo e dhënë është e vlefshme për çdo rebelim, për çdo kryengritje, për çdo sulm, për çdo përmbysje”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Një rrëfim ndryshe për Berishën

𝐒𝐢𝐤𝐮𝐫 𝐭ë 𝐦𝐨𝐬 𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐝𝐞𝐧𝐨𝐧𝐜𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐩𝐚𝐟𝐮𝐧𝐝𝐦𝐞 𝐭ë 𝐁𝐞𝐫𝐢𝐬𝐡ë𝐬 𝐩ë𝐫 𝐭ë ç𝐚𝐫ë 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐚𝐠𝐚𝐧𝐝ë𝐧, 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐧𝐠𝐚 …