Berisha: Protesta i ka kallur datën gjer në palcë Ramës dhe lakejve të tij!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka vlerësuar protestuesit e vendosur demokratë të cilët janë mbledhur për më shumë se 175 ditë poshtë banesës së kryedemokratit, duke kërkuar lirimin e tij nga arresti politik me urdhër të Edi Ramës.

Berisha tha se, protesta i ka kallur datën gjer në palcë Ramës dhe lakejve të tij. Si kurrë ndonjëherë ai ka vendosur një censurë totale.

“Mirëmbrëma dhe mirënjohjen më të pakufishme për protestën, qëndresën tuaj qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur për një kauzë të drejtë, kauzën e lirisë, dinjitetit, shpresës dhe të ardhmes së shqiptarëve.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve që kanë shndërruar këtë platformë në platformën e mendimit të lirë, fjalës së lirë.

Protesta dhe fjala juaj kanë tmerruar, i kanë kallur datën gjer në palcë Edi Ramës dhe lakejve të tij.

Si kurrë ndonjëherë, mbi ju është vendosur një censurë totale nga mediat e kontrolluara nga Edi Rama sepse këtu thuhen të vërtetat më të hidhura.

Këtu damkoset narkoshteti.

Këtu mbrohet interesi kombëtar dhe interesat e çdo qytetari shqiptar që jeton me mundin, djersën e tij dhe që e do këtë vend një vend të lirë.

Të dashur qytetare dhe qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë.

Sot nga thellësitë e shpirtit dhe zemrës të çdo shqiptari që e do Shqipërinë, të çdo qytetari që do lirinë, vjen një thirrje për secilin prej jush, të bashkohemi në mosbindje civile dhe protestë për të çelur për Shqipërinë dhe shqiptarët dyert e mbyllura të shpresës.

Dyert e mbyllura të begatimit.

Dyert e mbyllura të dinjitetit njerëzor dhe kombëtar.

Sot, çdo shqiptar është i thirrur të ngrihet në sakrifica dhe të mos lejojë që vendi i tij të tretet, të shkretohet, të pakësohet dhe varfërohet çdo ditë e më shumë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Si mashtron Rama për taksat e naftës dhe automjeteve

Nga Klodian TOMORRI I vënë përpara presionit publik për çmimin rekord të naftës dhe barrën …