Ukraina dhe Belgjika po luajtën në “MHPArena” të Stuttgartit sfidën vendimtare për kualifikim në Grupin E, shkruan Syri.net.
Belgjika ka kaluar në mesin e 16-të më të mirave në Euro 2024, pasi barazoi pa gola me Ukrainën në kuadër të Grupit E.
Belgët e nisën më mirë ndeshjen, duke kërkuar golin e epërsisë, por që nuk ia doli. Në 45 minutat e dytë, ishte sërish Belgjika që e nisi vrullshëm, por pa ndonjë efekt.
Ukrainasit filluan të tregonin më shumë nga loja e tyre, pasi vetëm fitorja do t’ua siguronte kalimin tutje.
Rumania e mbyll si lider i Grupit E falë golaverazhit më të mirë, gjithashtu grupin e kalon edhe Belgjika dhe Sllovakia.