Dështon takimi në Bruksel/ Kurti: Kërkova nënshkrimin e marrëveshjes, tërheqjen e letrës së Bërnabiç, dorëzimin e Radojiçiç

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur pas dështimit të mbajtjes së takimit trepalësh në Bruksel.

Kurti tha se që nga takimi I fundit që kanë pasur trepalësh, kanë ndryshuar shumë gjëra, duke filluar nga sulmi terrorist në Banjskë e deri tek letra për marrëveshjen bazike të ish-kryeministres serbe, Ana Bërnabiç.

Kurti ka përmendur tri garancionet që i ka kërkuar në këtë takim.

“Hera e fundit kur kemi pasur takim ka qenë me 14 shtator, një ditë para sulmit terrorist. Ka ndodhur shumëcka prej atëherë, ka ndodhur Banjska ka ndodhur edhe letra e tërheqjes e marrëveshjes bazike. Sic e tha edhe vetë Borrell unë kam kërkuar garancionin për mirëbesim dhe vullnet të mirë të cilët mundësojnë zbatimin e marrëveshjes, dhe këto vijne nëpërmjet tri garancioneve që kam theksuar, e para është nënshkrimi i marrëveshjes bazike, e dyta është tërheqja e letres së Bërnabiç sepse aty thotë që nuk pranohet pavarësia e Kosovës, ulësja e OKB’së dhe integriteti territorial dhe garancia e tretë është dorëzimi i Radojçitit autoriteteve të Kosovës”, tha Kurti.

Kryediplomati i BE, Joseph Borel në një konferencë për media ka treguar arsyet e dështimit të takimit Kurti-Vuçiç. Sipas Borell, Kurti paraqiti tri kushte për ta takuar Vuçiçin.

“Sepse kurti paraqiti tri kushte, dhe po e citoj atë “së pari, formalizimi i marrëveshjes bazike përmes nënshkrimit nga qeveritë përkatëse, kjo kërkesë e vjetër. Tërheqjen e letrës së Brnabiçit 13 në dhjetor të vitit të kaluar, po flasim pra për gjëra që kanë ndodhur para gjashtë muajsh, dhe 3, që të dorëzojë Radojçiçin dhe ushtaraët paraushtarka në Kosovë”, ka thënë Borell.

About Redaksia

Check Also

Biden për debatin me Trump: Pothuajse më zuri gjumi në skenë

Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet të mërkurën me disa nga 23 guvernatorët demokratë …