Metastazat e një qeverisjeje kancerogjene!

Nga Iva V.GRILLO

Skandali i fundit tek onkologjiku nuk është gjë tjetër veçse metastazë e një qeverisjeje kancerogjene që ka kontaminuar gjithë segmentet e shtetit…

Nuk është aspak çudi që në një vend ku Kryeministri kapet në afera korruptive kombëtare e ndërkombëtare, ku kryetari i bashkisë më të madhe në vend vjedh buxhetin me miliona euro apo gjysma e funksionarëve majmen me përfitime e favore të pamerituara, “të vdekshmit” ndjekin shembullin e tyre duke “ngjyer” bukën edhe ata aty ku munden… sepse nuk mund të ketë frymëzim dhe moral në një vend ku drejtojnë imoralët e zhvatësit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria rilindase nuk kanë pse bëjnë si “të çuditur e neveritur” me situatën tek Onkologjiku sepse ata kanë qënë plotësisht të informuar dhe përgjegjës për çorbën që u servirin shqiptarëve.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e tij të fundit për periudhën 2020-2022 ka evidetuar plot nga mangësitë e qeverisjes të cilat ministrja sot tenton t’ia faturojë vetëm personelit shëndetësor.

Vetëm disa muaj më parë u bë publik fakti se një shërbim urgjent i neurokirurgjisë kishte kaluar tek privati dhe kushdo që donte të shpëtonte kokën duhet të mblidhte brenda gjysmë ore 20,000 euro…

Çfarë ka ndodhur që atëherë? Kush dha dorëheqje, kush kërkoi falje?

Po për vonesat dhe sorrollatjet me kosto jete që i bëhen pacientëve onkologjikë, kush do të japë llogari?

Kush mban përgjegjësi për këtë sistem zuzarësh që i lë njerëzit në mëshirë të fatit dhe në duar të babëziturish?!

“Çuditja e neveritja” e ministreshave “rilindase” është e neveritshme!

Më poshtë pjesë nga raporti i KLSH për periudhën 2020-2022 (burimi: Boldnews)

 

 

 

About Redaksia

Check Also

Beleri, i gjithë shteti në shërbim të Kryerilindësit

Artan HOXHA Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur, por i pabetuar i Himarës, u dënua me …