Sylvinho pas eleminimit: Tani jemi më të fortë

Reagimi në rrjetet sociakle i trainerit, Sylvinho

“Dje mbyllëm pjesëmarrjen tonë në Euro 2024.

Jam shumë krenar për atë që i treguam vetes dhe tifozëve të futbollit.

Ne ishim një ekip që dhamë gjithçka deri në fund, që luftuam për çdo top, për çdo pikë. Ne ishim pasqyra e popullit shqiptar.

U larguam duke u ndjerë krenarë për atë që bëmë.

Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që ishin me ne në këtë kompeticion dhe kontribuan në performancën tonë.

Faleminderit edhe tifozëve, të cilët shkëlqyen në tribunat e stadiumeve dhe na ndihmuan në këtë rrugëtim. Shqipëria largohet më e fortë nga sa mbërriti”, ka shkruar Sylvinho në rrjetet sociale.

About Krye Redaktor

Check Also

Korrupsioni dhe pavarësia e gjykatave/ BE: Faza më e vështirë për Shqipërinë zbatimi i reformave!

Shqipëria kaloi të martën (26.05) një tjetër fazë kyçe në rrugën drejt Bashkimit Europian. Konferenca …