Bardhi-Ballukut: I çove lekët në kompaninë e tij dhe bëje shoping me të jashtë shtetit

Debate të ashpra janë zhvilluar mes mazhorancës dhe opozitës në Kuvend.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka akuzuar zv. Kryeministresm njëkohësisht ministres së Infrastrukturës, Belinda Ballukun si përfaqësuese e krimit të organizuar.

Ai u shpreh se ajo nuk ka të drejtë të flasë për drejtësi, ndërkohë që është e korruptuar vetë.

Debati

Bardhi: I çove lekët në kompaninë e tij dhe bëje shoping me të jashtë shtetit. Merrje pjesën tënde

Nikolla: Zoti Bardhi ndaloni tani.

Bardhi: Kujt i flet ajo për drejtësi.

Nikolla: Ty të flet dhe gjithë të tjerëve si puna jote.

Bardhi: Ajo është e korruptuar na tregoka ajo drejtësi, një përfaqësuese e krimit të organizuar na fliska për drejtësi

Zhupa: Zonja Balluku, si përfaqësuese e një qeveri që deri më sot nuk ka çuar asnjë dosje vetë në SPAK, që nuk ka kallëzuar asnjë nga njerëzit, dhe i zbulon vetëm kur i kap SPAK, ju duhet të kishit turp dhe duhet të kishit pranuar kërkesën e PD për të pranuar interpelancën për skandalin te Onkologjiku. Procedurë është fjala ime, si ajo e zonjës Balluku. Nga Beqaj te Manastirliu, duhet të ishin para burgut. Duhet që të merrte një raport Koçiu te KLSh. Do të duheshin përgjimet që të merrte vesh ministrja se nuk punonte aparatura apo ka abuzim

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …