CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Tensione në Kuvend, ministrja e Shëndetësisë mbron mjekët e skandalit tek Onkologjiku

Tensione në sallën e parlamentit mes deputetëve të opozitës dhe ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu. Kjo e fundit ishte ftuar për një interpelancën nga deputeti Tritan Shehu për projektligjin e ‘shëndetit riprodhues’, por skandali te Spitali Onkologjik ka bërë që të ketë tensione në sallë.

Deputetët e opozitës i kanë kërkuar Koçiut që të japë dorëheqjen për shkak të këtij skandali të madh.

Deputetja Albana Voshi nga ana tjetër tha se, në lidhje me skandalin tek Onkologjiku duhej të dorëhiqeshin tre ministra.

‘Në këtë qeverisje të paktën tre ministra, Koçiu, Manja dhe Manastirliu duhet të ishin shkarkuar. Kanë qenë në dijeni të skandalit të onkologjikut dhe nuk kanë reaguar. Koka e korrupsionit janë këta tre ministra’, tha Vokshi.

Në fillim të interpelancës në parlament, ministrja Albana Koçiu tha se nuk mund të përbaltet çdo kush, mjekët bëjnë punë e tyre.

‘Ndjej detyrën morale të cek sërish çështjen e Onkologjikut. Do të amendojmë ligjin e mjekut. Do ti hiqet e drejta e profesionit. Shumë kush nga ne çdo qytetar jam e sigurt se ka një eksperiencë të mirëfilltë në sistemin shëndetësor’, tha ministrja.

About Redaksia

Check Also

Gazetarja: Një deputete e PS është nën hetim nga SPAK! Shumë shpejt do të ketë rezultate!

Gazetarja Klodiana Lala zbuloi gjatë intervistës për emisionin “Kjo Javë” në News24 se një deputete …