Vokshi: Tre ministra duhet të shkarkohen për skandalin tek Onkologjiku!

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka sjellë sot në Kuvend megaskandalin tek Onkologjiku. Ajo tha se tre ministra duhet të ishin dorëhequr ose shkarkuar në lidhje me ngjarjen.

“Në këtë qeverisje 3 ministra, Koçiu, Manastirliu dhe Manja nuk duhet të ishin të ulur në ato karrige. Duhet të ishin shkarkuar ose dorëhequr.

Të gjithë kishin dijeni mbi atë që ka ndodhur tek Onkologjiku, por kanë refuzuar të reagojnë.

Dje nxituan të hidhnin baltë mbi mjekët. Ka edhe mjekë që abuzojnë, por koka e korrupsionit janë këta 3 ministra”, tha Vokshi.

About Redaksia

Check Also

Historitë dhe histeritë me deputetin Luan Baçi nuk e shpëtojnë dot Organizatën Kriminale…

Nga Adriana KALAJA Shumë e sforcuar sot historia dhe histeria që regjimi, për të mbuluar …