Balliu: Arrestohen qytetarët që protestojnë kundër vjedhjeve, hajdutët shijojnë paratë të lirë

Shefi i Organizmit në PD, Klevis Balliu në fjalën e tij gjatë protestës përpara bashkisë së Tiranës është shprehur se në Shqiëpri arrestohen qytetarët se po protestojnë ndaj vjedhjeve ndërsa hajdutët shijojnë paratë.

Balliu ka theksuar se 85% e çështjeve mes qytetarëve dhe shtetit i fiton shteti si kurrë më parë pasi drejtësia është në funksion të shtetit

“Ne po protestojmë se në Shqipëri nuk ka drejtësi, sepse hajduti Veliaj do të ishte në burg dhe qytetarët duhet të ishin në punën e tyre. këtu protestojmë sepse kemi një institucion që shërben si pastrim kimik për çdo trafikant të qytetit.

Sot kemi protestues ndaj aferave korruptive ndaj inceneratorëve janë futur në burg sepse kanë protestuar kundër vjedhjes, ndërsa këta që kanë vjedhur miliona euro qëndrojnë në zyra sepse SPAK i amniston dhe nuk i arreston.

85% e çështjeve mes qytetarëve dhe shtetit i fiton shteti si kurrë më parë pasi drejtësia është në funksion të shtetit. Të gjithë drejtorët me Veliajn, të gjitha këta kanë të përbashkët dy gjëra, shefin dhe skemën e vjedhjes të ideuar nga Veliaj. Ne protestojmë për drejtësi, për një Shqipëri më të mirë dhe për shqiptarët”, tha Balliu.

About Redaksia

Check Also

Kush është mjekja e promovuar nga Rama dhe hija e skandalit estetik, denoncimi i gazetares

Kryeministri Edi Rama, kishte të ftuar një ditë më parë në podcastin e tij “Flasim”, …