Deputetja e PD, Ina Zhupa në fjalën e saj tek “Rruga e Shpresës”, u shpreh se këtu tek ne është kalbur sistemi nga koka nga ata që premtuar shëndetësi falas, po japin vec vdekje falas duke shpenzuar paratë e pushtetit tek oligarkët e tyre.
Zhupa tha se, nuk mund të mos ndjesh dhe neveri për ata drejtues institucionesh që kanë vjedhur ato para që duhet të shkonin për trajtimin e qytetarëve.
“Duke ndjekur këtë kronikë nuk ka secili nga ne ndjen dhimbje e pikëllim për këta njerëz të cilët fatkeqësisht gjenden në këto situatë, por nuk mundemi të mos ndjejmë dhe neveri për ata drejtues institucionesh që kanë vjedhur ato para që duhet të shkonin për trajtimin e këtyre njerëzve dhe ata zyrtarët të lartë që abuzojnë me detyrën, për qeverinë që i çon në lukse dhe nuk investojnë për të sëmurët.
Ne në Shqipëri kemi dy ish-ministra shëndetësie që duhet të ishin në burg, ish-ministri Beqaj që dha koncesionare me shifra rreth 400 ml euro, ata e çuan për të monitoruar fondet e BE dhe sot ai endet i lirë rrugëve.
Ish-ministres tjetër e shendëtësisë i japin një tjetër detyrë të lartë, duke e bërë ministre arsimi, që të vdesë dhe arsimin siç arriti të vdesë shëndetësinë.
Ministria aktuale e shëndëtësisë vjen në Kuvend dhe mendon se e keqja e vendit paskan qenë vetëm 5 kriminelë me bluza të bardha që u kapën mëe përgjime, por nëse do ishin veç ata nuk do kishim një problem.
Këtu tek ne është kalbur sistemi nga koka nga ata që premtuar shëndetësi falas, po japin vec vdekje falas duke shpenzuar paratë e pushtetit për të bërë kopshte në kryeministri e duke i çuar paratë tek oligarkët e tyre”, tha Zhupa.