Kalaja thirrje policisë: Hiqni duart nga qytetarët, do përgjigjeni para ligjit!

Aktivistja Adriana Kalaja i ka bërë thirrje policisë që të heqë duart nga qytetarët. Kalaja tha se për çdo akt dhune ndaj qytetarëve, do përgjigjeni para ligjit!

I bëj thirrje policisë së pushtetit që të heqë duart nga qytetarët.

Të dashur qëndrestarë, protestues, ne prej 12 vitesh nuk na ka zmbrapsur asgjë dhe nuk do te mundet as policia e krimit dhe drogës e narkoshtetit të na zmbrapsë. Duhet të largohen banditët me uniforme policie nga këtu.

Zoti Tonin Vocaj, largo nga radhët e policisë banditët që godasin e dhunojnë qytetarët.

Ashtu siç ju premtojmë se shumë shpejt Erion Veliaj dhe Edi Rama do jenë para ligjit, edhe ju policë që nuk njihni ligj dhe Kushtetutë, do jeni para ligjit.

Për çdo akt dhune ndaj qytetarëve, do të përgjigjeni para ligjit”, tha Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Nga dosja “Epstein”/ “E dua Lavrovin, vajzat nën 30 apo shumë të reja për ty…”

Miku i Rames Lajcak del në dosjen e Epstein. Mbi tre milionë dokumente të dosjes …