Nga Iva V.GRILLO
Transparenca për atë që ndodh në Tiranë, në pronë publike, me taksat e qytetarëve është ZERO!!
Bashkia jo vetëm që nuk jep llogari, por mashtron dhe pengon me çdo kusht dhënien e informacionit më minimal.
Kush po ndërton, si po ndërton, cili është projekti, etj, etj?! Pyetje që mbeten pa përgjigje në rastin e gërmimeve tek sheshi i Teatrit Kombëtar.
Sot, fillimisht, Aktivistët e Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit – zyrtare janë lejuar nga punonjësit të futen brenda gardhit kufizues por më pas “qejajai” patronazhist i Bashkisë ka vendisur t’u rrëmbejë telefonin.
Ju lutem vini ré!
Nuk është shqetësuar për sigurinë e qytetarëve por u ka marrë me dhunë një telefon privat dhe më pas ka vendosur edhe t’i shtyjë me forcë duke i rrëzuar edhe përdhe…pa vrarë mendjen se edhe mund t’i aksidentojë…sidomos në një shesh ndërtimi.
Qëllimi i “qehajait” është vetëm të ndalojë
pamjen/fotot nga vendi i krimit.
Një shtet që të hidhet në fyt nëse kërkon transparencë?!
Në Tiranën tonë kanë mbetur akoma qytetarë të lirë që herë me vepra, aksione por edhe me penë tregojnë shembull qëndrese.
Por duhen më shumë…
Tirana e Shqipëria ka nevojë për qëndresën dhe reagimin e të gjithëve…tani!!
Përndryshe atdheu nuk do të jetë gjë tjetër veçse një repart “onkologjik” i madh!