Eksperti: Boshatisja e kombit, fatkeqësi e madhe, po lëshojmë territore që këto të shesin kullat

Eksperti i urbanistikës, Gent Kaprata duke folur në tubimin qytetar në rrugën e Shpresës, deklaroi se, Shqipëria po boshatiset dhe kjo është fatkeqësia më e madhe e kombit.

“Po ju tregoj atë që më ndodhi me studentin që mori 100 pikët e plota, dje në provimin e diplomës. Studenti që mori vlerësimin më të mirë, më tha se e kam zgjedhur këtë projekt arkitekturor sepse nuk dua që qyteti im të shterrojë.

Ai ka kuptuar atë që nuk e kuptojnë dot 185 mijë punonjës shtetit që i paguajmë ne me rrogat tona, që nuk mund të ketë zhvillim kombi, pa zhvillimin e qyteteve.

Nuk mund të ketë ekonomi kombëtare pa ekonomitë e qyteteve, dhe nuk mund të ketë ekonomi qyteti po nuk pati demokraci lokale.

Ndërkohë gjithë pushteti është grumbulluar tek ajo godina me kërpudhë.

Qytetet nuk kanë minimumin e pushtetit për të mbështetur politika lokale.

Është një fatkeqësi e madhe boshatisja e kombit. Është një nga fatkeqësitë më mëdha që mund ti urosh një kombi armik.

Ka 12 mijë vjet qytetërim dhe nuk kam dëgjuar ndonjëherë luftë mes kombeve për buxhetin. Por o i marrin banorët për skllevër o i marrin territore.

Prej 12 vitesh ne po lëshojmë përditë e më shumë territor në pjesën veriore, lindore dhe jugore të vendit, që ca njerëz të shesin ca kulla, pallate në Tiranë”, tha Gent Kaprata gjatë fjalës së tij.

About Redaksia

Check Also

Skandali i mikrokredive/ Vdekja e Pal Trashajt, Bardhi: Guvernatori i BSH ka përgjegjësi ligjore

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur për mikrokreditë në Kuvend, …