Spanja shkatërron Gjeorgjinë në 45 minuta dhe bëhet gati për Gjermaninë

Spanja tergoi edhe një herë tjetër në sfidën me Gjermaninë se është pretendentja kryesore për të fituar Kampionatin Europian. Ajo shkatërroi Gjeorgjinë me rezultatin 4-1 dhe bëhet gati për supersfidën me Gjermaninë.

Gjeorgjianët avancuan por gjithçka është përmbysur në minutat vijues.Në minutën e 18-të, Robin Le Normand realizoi autogol, 0:1 për Gjeorgjinë.

Në minutën e 38-të, Williams nga afërsia goditi por nuk mposhtet portieri i Gjeorgjisë.Spanja pas dominimit ka barazuar rezultatin në minutën e 39-të.

Rodri nga rreth 16 metra me goditje të fortë e përtokë shënoi në këndin e majtë, 1:1. Në minutën e 51-të, Yamal nga gjuajtja e lirë rreth 18 metra, goditi me mjeshtri por edhe më bukur reagoi portieri i Gjeorgjisë.

Po të njëjtin minutë,  Yamal harkoi për bukuri e Fabian Ruiz me kokë nga afërsia shënoi për 2:1. Në minutën e 75-të,  Nico Williams kaloi një lojtar e futet në 16-sh, me goditje të fortë shkund portën e djathtë të rivalit, 3:1.

Olmo në minutën e 83-të shënoi për 4:1. Spanja do të përballet me Gjermaninë në çerekfinale.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Krujës i kanë hequr institucionet, e kanë lënë pa ujë dhe pa rrugë! Bushi investon vetëm për vete

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një takim me bizneset në tregun artisanal të …