PS rrit çmimin e ujit në Elbasan, qytetari i revoltuar godet këshilltarin socialist

Është shoqëruar me tensione dhe përplasje mbledhja e Këshillit Bashkiak në Elbasan, ku socialistë kanë miratuar rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

Gjatë mbledhjes nuk kanë munguar as konfliktet fizike. Një qytetar i revoltuar për këtë akt të socialistë, godet me një dosje një këshilltar të PS-së.

Ndërkohë para fillimit të mbledhjes u zhvillua një protestë e këshilltarëve të opozitës dhe një grupi qytetarësh elbasanas kundër rritjes së çmimit të ujit të pijshëm.

Opozita e bojkotoi procesin e votimit në Këshillin Bashkiak për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm dhe e cilësoi si të paligjshëm.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …