CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

U vihet zjarri dyqaneve brenda ish-magazinës shtetërore në Kamëz

Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar gjatë natës së kaluar në Kamëz, ku është përfshirë nga flakët një ish-magazinë shtetërore. Dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht.

Autoritetet policore raportojnë se brenda ish-magazinë shtetërores ndodheshin dyqane me rroba, fastfood, dhe me materiale plastike, ku mësohet se janë diegur 5 prej tyre.

Burime bëjnë me dije se flaklakët kanë përfshirë dyqanet rreth orës 01:45 pas mesnate, teksa ndërhyrja e forcave zjarrfikësve ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit rreth orës 03:00.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.

Grupi hetimor, së bashku me ekspertët zjarrfikës, po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Masakrat që lënë pas ngjarjet kriminale kanë vetëm një emëri, Edi Rama!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar për dy atentatet në Lezhë e Tiranë që …