Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Grigels Muçollari:
Plani jo transparent që ka Edi Rama për godinat shtetërore, i fshehur pas një emërtimi si; energjizimi i qytetit, është në fakt një aferë e re, një farsë me fitues të paracaktuar, një mundësi pasurimi për miqtë e tij.
Të parat godina shtetërore që janë në listën e Ramës për t’u shndërruar në grataçela, janë ajo e ATSH-së, e Aviacionit Civil, e Kadastrës dhe e Trajtimit të Pronave. Sipas thirrjes qe Korporata e investimeve me një njoftim gjysmak dhe jo me të dhëna të plota, katër zonat më të shtrenjta në trojet më të lakmuara të Tiranës futen në një procedure me negocim, pra pa transparence, pa garë.
Behët fjalë për 130 mijë metra katrorë ndërtim, ku shteti, merr më pak se sa do të merrte një pronar toke, në këto zona. Shteti përfiton më pak se 35 përqind të ndërtimit. Sot, në Tiranë, ne këto zona të lakmuara ajo që pronari i tokës përfiton është të paktën 45 përqind.
E para gjë që bie në sy në këtë projekt jo transparent, është se Kryeministri sillet si pronar i këtyre godinave.
Ato nuk janë prona të Edi Ramës.
U përkasin qytetarëve, janë ngritur nga puna, nga mundi, nga taksat që ata kanë paguar në vite.
Nuk gjendet dot interesi publik në këtë plan.
Sipas njoftimit, përfiton administrata, se merr zyra dhe ambiente të reja. Po mirë, zyrat aktuale e kanë penguar administratën që të ketë sukses. Është për faj të këtyre zyrave që ka korrupsion dhe qytetarët nuk gjejnë të drejtën që u takon. Zyrat e reja do ta bëjnë Kadastrën të ndershme dhe funksionale?
Përfituesi i madh është ndërtuesi, i cili dihet se është i paracaktuar, se konkurs nuk do të ketë, do të ketë farsë. Eshtë një mik personal i Edi Ramës.
Në klastrin e parë, ai që do të marrë ATSH për të bërë grataçelë në këmbim të ndërtimin të zyrave për qeverinë, llogaritet që me çmimet e tregut do të fitojë rreth 50 milionë euro.
Ai që do të bëjë kullë dhjetëra katëshe pranë inxhinierisë, në këmbim të zyrave për qeverinë, do të fitojë mbi 40 milionë euro.
Ku është qytetari në këtë mes? Ku është përfitimi i publikut, i taksapaguesit? Askund. Sepse këto kulla nuk do të zgjidhin aspak nevojën për strehim, pasi çmimet do të jenë të larta, të paprekshme nga njerëzit e zakonshëm.
Është pra e gjitha, një mundësi e mirë pasurimi për miqtë e Edi Ramës dhe një lavatriçe e re e pastrimit të parave në Tiranë.
Partia Demokratike e cilëson këtë projekt një aferë korruptive. Ftojmë qytetarët që të reagojnë të bëhen pjesë e aksionit për ta ndalur këtë zhvatje. Bashkohuni me 11 Korrik në Bulevard të ngremë zërin ndaj hajdutërisë qeveritare, ndaj shkeljes së të drejtave, ndaj nëpërkëmbjes së shqiptarëve.