Ish-ministrin Beqaj mbetet në burg

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, koordinatorin e SASPAC, Ermal Kurtulaj ndërsa iu ndryshua masa nga arrest në burg në arrest shtëpie Alfred Nikollaj, administratori i një shoqërie tregtare për abuzimet me fondet e Bashkimit Europian.  Ndërsa për Elton Marini u la në fuqi ‘arresti në shtëpi’.

Bledar Leka e Bjona Ziaj u njohën me masën ‘detyrim paraqitje’.

Në mbrojtjen e gjatë që bëri para gjykatës Ilir Beqaj mohoi me forcë akuzat për korrupsion, mashtrim, abuzim me tenderat dhe fshehjen e pasurisë.

Ish-ministri i kërkoi gjykatës duke i ofruar garanci pasurore prej 50 milion lekësh të vjetra, por togat e zeza e rrëzuan këtë kërkesë.

Gjithashtu gjyqtarja Rurina Palloi rrëzoi edhe kërkesën e Ermal Kurtulajt për lirimin nga qelia me garanci.

ERMAL KURTULAJ: “Kam shitur para disa ditësh automjetin tim “Audi Q7”. Paratë mund ti vendos si garanci pasurore që të hetohem në gjendje të lirë”.

Ndërkohë, sa i takon akuzave, Ilir Beqaj u ndal tek restoranti “Gzona” brenda Kalasë së Tiranës që SPAK thotë se Ilir Beqaj ka investuar 3 shuma të konsiderueshme për mirëmbajtje, si dhe për automjetin tip “Tuareg”.

ILIR BEQAJ: “Unë gjithmonë hipi pasagjer se nuk kam patentë. Një makinë të tillë mund ta përdor pa problem me të ardhurat që kam, mund të përballoj jo shpenzimet e kësaj makine, por disa të tilla me të ardhurat që kam, s’kam arsye ta fsheh. Sa i takon restorantit, kur është futur bashkëshortja te “Gzona”, ishte fat që një mik i përbashkët kishte interes për të bashkëpunuar në biznes. Kjo për faktin se shihej si mundësi për tu ofruar për shkak të njohjeve me klientë të serës së lartë”

Në dalje të gjykatës avokati i Ilir Beqajt, Ermal Yezeiraj tha se SPAK e ka kthyer në qëllim personal arrestimin e tij. Më tej ai shtoj se një masë e tillë, i pamundëson Beqajt mbrojtjen për dosjen tjetër të Sterilizimit dhe deklarimeve të tij në komisionet hetimore.

Por nga ana tjetër, sipas Prokurorisë së Posaçme, Agjencia e Koordinimit të Fondeve të huaja ku Beqaj ishte drejtues, ka hapur një tender për ceremoninë e mbylljes së aktivitetit të turizmit të qëndrueshëm, prokurim që është realizuar edhe nga Ministria e Mjedisit. Por në rastin e parë fondi i dhënë ka qenë shumë më i lartë. Po ashtu SPAK ka zbuluar se festa është realizuar nga kompania që në fakt vazhdonte ta kishte Beqaj edhe pse aksionet bashkëshortja e tij i kishte shitur ose falur.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …