Me demokratët e Kombinatit, Noka: PD ka burime njerëzore të jashtëzakonshme!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka pas takimeve me banorët e zonës së Kombinatit, ka konsumuar edhe një kafe me demokratët e simpatizantët në këtë zonë.

“PD ka burime njerëzore të jashtëzakonshme, të cilat kanë potencialin të tërheqin mijëra qytetarë në rrugën e drejtë, por të vështirë të opozitarizmit”, shkruan Flamur Noka në postimin e tij në Facebook.

Postimi i Flamur Nokës

Një kafe me demokratë të zonës së Kombinatit.

Organizimi i protestës së 11 korrikut kërkon bashkërendimin e të gjitha energjive tona.

PD ka burime njerëzore të jashtëzakonshme, të cilat kanë potencialin të tërheqin mijëra qytetarë në rrugën e drejtë, por të vështirë të opozitarizmit.

Mendimet dhe idetë janë të larmishme.

Ato shpesh nuk i ngjajnë njëra-tjetrës, mirëpo qasja se protesta e bashkon shoqërinë përtej politikës së ditës, është e përbashkët për çdo demokrat, e kështu duhet të jetë për çdo qytetar të përgjegjshëm.

11 KORRIK

Ora 20:00

Vendi Kryeministria

About Redaksia

Check Also

Dash Sula nuk do të jetë në listat për deputet të partisë së re

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani, është shprehur se …