Për ata çdo gjë është “Partia”!

Rezenbrik Serjani
Nga Rezenbrik Serjani-Sekretar Funksional PD Vlorë

Administrata, ekskursion në Llogora. Qytetarët nuk marrin shërbimet…

Administrata e Vlorës, ditën e sotme, datë 5 qershor 2024, ditë e premte, ditë pune, ka shkuar ekskursion në Llogora, për t’u bërë pjesë e propagandë-inagurimit.

Sot në Vlorë, kundrejt qytetarëve nuk është dhënë asnjë shërbim, sepse çdo zyrë, çdo institucion, çdo nënpunës nuk kanë qenë në vendin e punës, edhe pse sot, kalendarikisht nuk është asnjë festë zyrtare apo ndonjë eveniment tjetër madhor kombëtar, ku administratës i caktohet ditë pushimi.

Të papërgjegjshëm, ithtar partie, të doktrinuar e në “rresht për një”, grusht-bashkuar, çetat mavi të partisë bllokojnë shërbimet ndaj qytetarit, në një ditë normale pune, vetëm e vetëm të shkojnë në inagurimet korruptive të kryesektarit Rama, për t’u bërë “garnityra” e radhës.

Për ta, çdo gjë është “Partia”!

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i Kasanof nxori zbuluar axhendën e Kim dhe Escobar!

Nga Armand MAHO Deklarata e zotit Alexandër Kasanof, Zëvendës Ndihmës i Sekretarit të Shtetit për Çështjet …