Helmim masiv i qytetarëve në Bulqizë me ujin e qeverisë

Historia përsëritet! Dhjetëra qytetarë helmohen në Bulqizë, ku paraprakisht shkaku dyshohet të jetë sërish nga uji i pijshëm i zonës, të diagnostikuar nga mjekët si gastroenterit akut.

Rrethi 56 persona,  fëmijë dhe të rritur, janë paraqitur në spitalin e qytetit me të njëjtat simptoma prej helmimit, dhimbje barku, të vjella apo dhimbje koke.

Burime mediatike thanë se ka pasur përpjekje për të fshehur këtë ngjarje ku rrezikohet jeta e banorëve nga cilësia e ujit të pijshëm në Bulqizë.

Megjithatë pritet të konfirmohet arsyeja e helmimit përmes analizave përfundimtare.

Në Bulqizë nuk është hera e parë që banorët i drejtohen spitalit për ndihmë mjekësore me shenja helmimi, gati një vit më parë pati një helmim masiv ku më shumë se 60 familjarë u paraqitën në qendrën shëndetësore të Gjoricës.

Edhe në janar të 2021, u helmuan nga uji i pijshëm 30 persona të cilët u kuruan në qendrën e Shupenzës.

Edhe vitet e shkuara janë shënuar në regjistrat e spitalit pacientë të helmuar për shkak të ujit të pijshëm. E mesa duket ndërhyrjet në rrjetin e ujësjellësit kanë munguar për të zgjidhur këtë problematikë. Policia njofton se ka ngritur grupin hetimor për të zbardhur rrethanat e për të përcaktuar shkakun e helmimit.

Me marrjen e njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit, informon sot policia e Dibrës.

‘Komisariati i Policisë Bulqizë, ka marrë njoftim se disa shtetas banorë të bashkisë Bulqizë, ishin paraqitur në spital për ndihmë mjekësore me simptoma helmimi.

Me marrjen e njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit.

Në përfundim të hetimeve, do të ketë informacion më të detajuar.’, thuhet në njoftimin e policisë.

About Krye Redaktor

Check Also

Gjermania dëbon Ramën/ U strehua në galerinë “Société”, mesazhet e forta nga Berlini

Nga Thomas Wittstadt  Zëvendëspresident i Shoqatës Ekonomike Gjermano-Shqiptare (DAW) Ka ditë politike kur e vërteta …