Arrestohet në Rinas biznesmeni që bashkëpunëtonte me Ilir Beqajn

Biznesmeni Gazmend Haxhia është arrestuar ditën e sotme në Rinas.

Haxhia, pronar i ‘Landways International’ i akuzuar nga SPAK si bashkëpunëtor i ish-ministrit Ilir Beqaj në dosjen e shpërdorimit të fondeve të BE-së, u arrestua nga policia sapo zbriti nga avioni në aeroportin e Rinasit.

Mësohet se Gazmend Haxhia, është vënë në pranga sapo ka zbritur nga avioni pasi ai ishte shpallur në kërkim si pjesë urdhër-arresteve që SPAK lëshoi edhe ndaj Ilir Beqajt të akuzuar për abuzim të fondeve të Bashkimit Europian “SASPAC”.

Ndaj biznesmenit Haxhia është vendosur masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’, por në momentin që u bënë publike urdhër-arrestet Gazmend Haxhia ndodhej jashtë shtetit.

Prokuroria e Posaçme dyshon se Beqaj si drejtues i ‘SASPAC’, ka abuzuar me të paktën 8 procedura prokurimi nga agjencia për menaxhimin e fondeve të BE. SPAK thotë se SASPAC i dha 125 mijë € kompanisë së biznesmenit Gazmend Haxhia për organizimin e një konference turizmi, “Festa”. Por për të njëjtin event, edhe Ministria e Turizmit pagoi 38.5 mln lekë, dhe nga mbi 500 mijë € tenderë, u shpenzuan 4.2 mln lekë për një darke te “Gzona”.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka arrestuar ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili akuzohet për korrupsion dhe fshehje pasuri në lidhje me abuzimet me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programin Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) që monitoron milionat e ndihmës nga Bashkimi Evropian.

Masa e sigurisë u kërkua nga prokurorja e SPAK Elida Kaçkini e cila ka hetuar dosjen e SASPAK si dhe u mor nga nga gjyqtarja Rudina Palloi. Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore”, kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë publikë”,“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, , “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda, si dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Beqaj akuzohet dhe për korrupsionit, mos deklarim të ardhurave duke fshehur pronësinë e restorant “Gzones” afër Kalasë së Tiranës dhe të një automjeti. Gjithashtu në pranga është vënë edhe bashkëpunëtori i i ish-minstrit Ermal Kurtulaj i cili ishte koordinator i EUSAIR, projekt i rëndësishëm i mbështetur nga fondet e Bashkimit Evropian dhe që menaxhohej nga Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), ku Beqaj ishte drejtor.

Sipas SPAK, Ilir Beqaj në bashkëpunim me vartësin e tij, Ermal Kurtulaj dyshohet se kanë kryer procedura prokurimi fiktive, në të paktën 8 tendera nga SASPAC. Gjitashtu sipas Prokurorisë së Posaçme, Ilir Beqaj ka kryer deklarim të rremë pasurie në vitin 2020, ku nuk ka deklaruar interesat tek restoranti “Gzona” tek Kalaja e Tiranës, si dhe automjetin që e kishte në emër të Ermal Kurtulajt.

Përveç Beqajt dhe Kurtulajt gjykata ka vendosur arrest shtëpie edhe për Alfred Nikolla i cili kishte postin e drejtorit Administrativ të një kompanie me emrin “Landways International” e cila është përdorur për këtë skemë përfitimi.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …