Halmimi masiv në Bulqizë, dalin analizat e qeverisë: Vazhdoni pini, është i përshtatshëm për përdorim

Helmimi masiv në Bulqizë nuk është shkaktuar nga uji i pijshëm, sikundër dyshohej më parë. Kjo të paktën bazuar në analizat e Shërbimit të Epidemiologjisë që përjashton mundësinë që helmimi i qytetarëve të ketë ndodhur për shkak të kontaminimit të ujit.

Të dhënat e analizave që janë kryer nga Shërbimi i Epidemiologjisë dhe Shëndetit Mjedisor në Bulqizë.

Nga raporti i këtij institucioni thuhet se në mostrat e marra në 7 vende të ndryshme dhe të analizuara mikrobiologjikisht nuk ka rezultuar të ketë ndotje bakterologjike.

Sipas raport-analizës uji është i përshtatshëm për përdorim.

About Krye Redaktor

Check Also

Sigurim në kohë sfidash: Rrëfimi i sukseseve të SIGAL Kosovës

Në tetorin e vitit 2003, Kosova ishte një treg i ri dhe sfidues, katër vjet …